Menstruacionet pas lindjes
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Djana
Mungesa e gjakrrjedhjes menstruale është shenjë kryesore për të dyshur për fillimin e një shtatzënie. Për të përjashtuar këtë dyshim, bëj një test shtatzënie shtëpiak ose beta HCG. Nëse shtatzënia mungon, mund të dyshohet për çrregullim menstrual që vjen si shkak i ushqyerjes së fëmijës me qumësht gjiri.
Një kontroll gjinekologjik gjithnjë është shumë i rekomanduar, sidomos për të vlerësuar kavitetin uterin dhe dhe gjendjen e vezoreve. Vizita gjinekologjike do të vlerësoj edhe atë që ti prek. Duke u bazuar në rezultatet, mjeku do të vendosë diagnozën dhe do të japë trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe. Ju falenderoj per pergjigjet tuaja gjate shtatzanise time. Une kam lindur me 10 Korrik dhe kam patur gjakderdhje deri 45 dite, jo gjithe ditet por nga pak, disa dite fare etj, por pas 45 ditesh me pushuan per nje jave dhe pas me erdhen si menstruacione me dhimbje barku dhe mesi per 6 dite. Kete muaj nuk me kane ardhur akoma dhe kam frike se mos kam mbetur perseri shtatzene dhe per me teper tek vagina poshte prek nje mase te bute si lafshe te cilen mund ta shtyj lart me gisht, me perpara nuk e kam patur. Ju lutem me ktheni nje pergjigje.