Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konsumimi i turshive në shtatzëni

Pershendetje dr. Jam ne javen 25 te shtatzenise. Me intereson mendimi juaj ne lidhje me konsumimin e turshive gjate shtatzenise, a paraqet ndonje problem, ose te ngjashme... Faleminderit.

Jeta Beshiri (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Jeta,

Gjate shtatzenise nuk eshte e nevojshme qe te eliminosh nga dieta ushqimet te cilat i ke per qejf. Nese te pelqejne turshite mund t'i hash lirisht, vetem se duhet ta percjellesh gjendjen tende dhe nese sheh se ke shume thartire (gogesime, djegie prapa gjoksit ose shije te keqe ne goje pas ushqimit), konsultohu me mjekun tend.

Shtatzenia ndonjehere shoqerohet me shenja te cuditshme! Nese ndonje gruaje para shtatzenise nuk i ka pelqyer fare nje ushqim, gjate shtatzenise ajo ndjen nevoje qe te konsumoje ne vazhdimesi ate ushqim te cilin me pare nuk e ka pasur ne qejf... dhe anasjelltas.

Uroj te kesh nje shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!

/komuniteti