Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për cerklazhë

Kam pasur dy aborte, pastaj kam pasur nje shtatzani me cerklazh, ku kam lindur ne menyre normale dhe skam pas pengesa, tani kam djalin, mirepo jam prap shtatzene, desha te ju pyes a duhet patjeter te behet prap cerklazh? Me respekt Mima.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Mimoza,

Serklazha eshte nje procedure kur ne e shtrengojme qafen e mitres me nje pe te forte i cili nuk resorbohet (zbutet, tretet). Ka mendime kunderthenese lidhur me rendesin e serklazhes. Disa thone se serklazha nuk ndihmon ne parandalimin e lindjes se parakohshme, por perkundrazi duke qene se peri eshte nje trup i huaj, mund ta favorizoje infeksionin dhe ta nxite lindjen parakohe. Disa te tjere konsiderojne se serklazha ofron mbrojtje dhe e shtyn lindjen e parakohshme.

Konsultohu me mjekun tend dhe se bashku diskutoni rendesine dhe se a eshte e domosdoshme te behet serklazha ne kete shtatzeni.

Te uroj shtatzeni te mbare!

/komuniteti