Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditët e ovulimit

Pershendetje. Kam nje pyetje rreth menstruacioneve. I kam pasur keshtu me 4 gusht, me 30 shtator dhe me 25 tetor. Me zgjasin nje jave. Mund të me tregoni se ne cilen dite ta kem diten e ovulimit dhe a mund ta mas nen sjetull temperaturen? kam lexu ketu ne nje pyetje se ka test per ovulim. A mund te ma shpjegoni cfare eshte se jetoj ne Ch.

Mire Thaqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mire

Kohëzgjatja e ciklit menstrual, sipas të dhënave të tua, është afërsisht 26-të ditë kalendarike. Ditët e mundshme të ovulacionet mund të jenë dita e13-15 e ciklit menstrual, ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale. Mirë është që temperatura të matet në anus, pasi ndjeshmëria e temperaturës së brëndshme të organizmit, aty është më e ndjeshme. Në farmaci, ka teste të cilat vlerësojnë ditët e ovulacionit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti