Gjakderdhje në shtatzëni
Ania Kopliku
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ania
Mos prania e hematomës, tregon se shtatznia po ecën normalisht. Sekrecionet hemorragjike mund të vijnë edhe nga qafa e mitrës, për të cilën duhet të bërë vlerësimi nëpërmjet vizitës gjinekologjike. Trajtimin që të ka dhënë mjeku, ta vazhdosh me rigorozitet.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe. Jam 4 muaj e gjysem shtatzane. Perpara nje jave pata sekrecione ne ngjyre roze. Pas ekzaminimit ekografik dhe ekos vaginale rezultati doli shume mire dhe gjendja e bebes shume e mire. Por nje dite pas ekzaminimit sekrecionet ne ngjyre filluan te me shtoheshin deri sa pas tre ditesh pata hemorragji (si ne diten e dyte te menstruacioneve). Pasi shkova urgjent ne spital mjeket ne eko shohin se gjendja e bebit eshte e mire dhe se nuk kam ndonje hematome te pranishme ne placente, te pakten me eko. Kam 6 dite qe vazhdoj me shenja hemoragjike, disa dite ne ngjyre kafe dhe me disa dite me pas ne ngjyre te kuqe. Mjekimin qe jam duke marre eshte spazmex (2 x 3) dhe magnezium (1 x 2). Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje tuajen.