Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha, anemia dhe rënia poshtë e bebit

Pershendetje Dr Moza te pergezoj per punen e polodhur qe ben. Une jam shtatzane 15 javeshe para 2 ditesh isha per kontroll te mjekja ime me beri kontroll dhe me tha qe bebi peshon 130 gram eshte shume per kete periudhe te shtazanise dhe nje pyetje tjeter nga analizat qe bera dola se isha anemike dhe analiza me strisho vaginale pak infeksjon dhe epitete me shumice por mjekja ime nuk me dha mjekim tha ska gje se keshtu jane shtazanat me dha vetem multi vitamina dhe asgje tjeter por une jam shume e keputur e lodhur nuk kam fuqi te rri ne kembe me fal se harrova me tha se bebi te ka rene poshte. Te lutem doktoreshe me thuaj cfare te bej cfare me sugjeron ti? te uroj gjithe te mirat dhe nje dite te bukur.

Flori Flor (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Pesha fetale në relatë me moshën e shtatzënisë, me të vërtetë është e madhe. Të këshilloj të bësh analizën e sheqerit në gjak, esëll dhe dy orë pas buke. Rezultatet tregoja mjekut që të ndjek shtatzëninë. Për aneminë që ankon, rekomandohet që të gjitha shtatzënat të fillojnë pas javës së 16-të të shtatzënisë marrjen e suplementit hekur. Nëse paraqet anemi të theksur, dozën e suplementit hekur, e rekomandon mjeku që ndjek shtatzëninë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti