Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Escherichia coli në shtatzëni

Jam shtatzene ne javen e 17, ne analiza me ka dalur bakteria escherichia coli gram negativ me sasi 115.000. A eshte e rrezikshme per fetusin apo nenen, cilat jane rreziqet? Me respekt.

Rodi Reshidi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rodi,

Esheria koli, ndodhet normalisht në një koncentrim të caktuar në zorrët humane. Në rastet e veçanta kalon në vaginë dhe në rrugët urinare, duke dhënë vaginitet dhe infeksionet urinare nga esheria koli.

Trajtimi bëhet me antibiotikë, por përshkrimin e tij në recetë e bën mjeku i cili vlerëson qoftë edhe me anamnezë përshtatjen dhe efikasitetin e tij.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti