A mund të jem në rrezik dështimi nëse nuk kam dhimbje dhe hemorragji?
Ela Eni
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ela
Përderisa cervikometria ka rezultuar 2.5 cm, tregon se je larg rrezikut të dështimit. Trajtimi me spazmolitikë të lehtë, do të qetësonte situatën tënde. Në këtë periudhë të dhimbjeve, qëndro shtrirë sa më gjatë të jetë e mundur, evito ecjet e gjatë, punët e rënda dhe qëndrimet e gjata në këmbë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, une jam ne javen e 22 te shtatzanise, kam patur disa probleme te vogla si dhimbje mesi dhe kockash, te fiket, dhimbje koke por keto gjera kam menduar qe jane disi normale duke qene e kam dhe shtatzanine e pare... ajo qe me shqeteson eshte se tek ambulanca e lagjes mjekja me tha qe duhet te marr ilace pasi jam me rrezik deshtimi dhe femija eshte shume poshte... te them te drejten jam shqetesuar shume, por ne eko me thane qe qafa e mitres eshte 2.5 cm dhe eshte normale... doja te dija mendimin tuaj, ju faleminderit.