Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje, jam ne javen e 27-te. Brenda 5 diteve bebi im ka levizur vetem 3 here! dhe per kete jam e shqetesuar. Ju lutem me thoni nese eshte per tu bere merak apo jo? faleminderit shume per pergjigjet tuaja.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Suzana,

Lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës fillojnë të ndihen të qarta rreth javës të 20-22 të shtatzënisë. Në fakt fetusi lëviz që në moshën 6-të javëshe, por lëvizjet e tij nuk ndihen nga nëna. Në javën e 27 të shtatzënisë, ju duhet t’i ndigjoni lëvizjet e fëmijës tuaj, disa herë në ditë.

Nëse ndodh ndryshe, ju rekomandoj që t’i drejtoheni mjekut tuaj gjinekolog. Bebi mund të lëvizë ose mund të mos lëvizë për arsye të ndryshme. Ndaj mjeku me anë të ekzaminimeve, do të mund të përcaktoj gjendjen shëndetosre të fëmijës tuaj, duke marrë masa për çdo situatë të mundëshme.

Ju uroj që të lindni një fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm.

(14 vite më parë)
ju falenderoj per pergjigjen.

/komuniteti