Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje në fundin e barkut

Doktor pershendetje, jam pak e shqetesuar, ne lidhje me shtatzanine, jam ne javen e 11 pothuajse. Mbreme ne darke para se te flija e ndjeja veten te fryre, barkun e kisha shume te fryre edhe pse nuk kisha ndgrene as dreke jo. Sot ne mengjes ndjej qe me dhemb fundi i barkut dhe e kam si te renduar me teper nga ana e majte. Te falenderoj per durimin dhe pergjigjet tuaja. Ju uroj pune te mbare.

Marsida Ashiku (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Marsida,

Dhimbjet e barkut mund të kenë shkaqe të ndryshme. Midis tyre përmenden infeksionet urinare, infeksionet vaginale, etj. Për këtë arsye të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe të urinës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti