Pyetje rreth sidromës daun
Ubejdiii Ubejd
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Të rekomandoj të bësh triple-testin dhe më pas amniocentezën e cila saktësisht vlerëson gjëndjen e bebit. Në lidhje me ankesat e tjera, dyshoj për një anemi të lehtë e cila duhet të vërtetohet nga mjeku pas analizës komplet të gjakut.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, une jam ne javen e njezet e dy te shtatzanise dhe para nje muaji bera nje eko, dhe doktoreshe me tha se dyshoj se femija yt eshte me sindrmen daun, jam shume ne merak dhe me tha qe duhet te beja triple test pas 5 ditesh bera nje eko tjerter te doktoreshe tjeter dhe ajo me tha qe femija eshte mire, pastaj kisha krize ne veshka, dhe isha shume keq ka ndikuar kjo ne zhvillimin e femijes tim, kjo eshte shtatzania e dyte, jam shume e keputur keto kohe naten sfle fare, e me duket me dhembin kockat ndjej ndonjehere dhimbje ne fund te barkut, mund te me shpjegoni gjendjen time vecanerisht per sidromen daun se jam shume e shqetesuar? Zoti te ndihmofte dhe te dhashte sukses ne punen tende.