Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbi tabletat kontraceptive gjatë gjidhënies

Pershendetje dr.Moza! Urime per punen tuaj te mrekullueshme! Kam 2 pyetje: 1. A ka ndonje tablete kontraceptive qe mund te perdoret gjate gjidhenies dhe te mos e demtoje beben? Sepse jam e shqetesuar, kam 2 femije, jam serish shtatzene, dhe femijen e dyte e pata nga nje shtatzani e paplanifikuar, prandaj s'dua qe te perseritiet dicka e tille sepse s'dua te kem femije te tjere. 2. Jam shtatzane ne muajin e shtate dhe kam nje dyshim, meqe jetoj ne katin e trete (shtepi private kam), dhe me duhet te ulem e ngjitem disa here ne dite, plus qendroj shume ne kembe ,sepse kam vajzen e vogel 17 muajshe, a mund te ndodhe qe une te kem lindje te parakohshme dmth pa i mbushur 9 muajt ,per kete arsye? Falemnderit! Gjithe te mirat! Loreta.

Loreta Llukaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Loreta

Nëse nuk do të kesh të tjerë fëmijë pas lindjes së tretë që pret, mund të përdorësh tableta kontraceptive të cilat mund të përdorësh gjatë gjidhënies. Këtë e përshkruan mjeku në recetë.

Mbilodhja në punë, ecjet apo ngjitjet e zbritjet e shkakëve edhe mund të jenë shkak për lindje parakohe. Prandaj të këshilloj të kontrollosh sforcimet fizike e të mos ndjesh asnjëherë mbilodhje, sepse është shkak për lindje parakohe.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Loreta (14 vite më parë)
Shume falemnderit per sqarimin dr. Moza! A mund te me thoni ju lutem cilat jane tabletat kontraceptive qe mund ti perdor gjate gjidhenies? Ndonje emer apo marke? Kam shume besim tek ju. Falemnderit! Gjithe te mirat!

/komuniteti