Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Prej cilës javë konsiderohet normale lindja e binjakëve?

Pershendetje jam shtatzane me binjake, dje i kam ba 28 jave kam qene para 1 jave te mjekja edhe mire me ka thane shume mire, pesha e bebave nga 1 kg e diqka gjatesia 37 cm, po jam e brengosur se me tha qe duhet mu pergadit prej javes 32 per lindje se binjaket lindin me heret edhe per poziten qe jane per momentin duhet veq me operacion edhe lindjen e pare e kam prej ciles jave lindin binjaket edhe qe kosiderohet lindje normale? Faleminderit per mirekuptim.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anila

Për të gjitha shtatzënitë, lindja konsiderohet normale kur ajo ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë. Shtatzënia binjake zakonisht shtyhet deri në javën e 37-të dhe më pas planifikohet mënyra e lindjes në varësi të pozicionit të bebeve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti