Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Këmbët e ënjtura gjatë shtatzënisë

Pershendetje dr Mimoza me fal nese po te shqetesoj kohe pas kohe me pyetje po eshte shtatzania ime e pare dhe po kam shume frike, jam ne javen e 25 dhe kembet po me ajen shume si te rri ulur si ne kembe gjithmone njejte, a eshte normal ne shtatzani a ka dicka qe duhna mu brengos, dr edhe kam shtu shume ne peshe 18 kg deri sot po kam apetit nuk po muj me nejt pa honger a paraqet problem edhe pesha e tepert per beben edhe pse dr me ka thane se beba ka peshe normal me javen qe eshte 680 gr ju lutem tregomeni? flm per mirekuptim.

Dea > (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Duda,

Zakonisht gruaja shtatzënë, shton mesatarisht 9-11 kg peshë trupore. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore. Kontrolli i konsumit të masës dhe sasisë ushqimore gjatë shtatzënisë, duhet të jetë në qëndër të vëmendjes tënde.

Pasi që gjatë shtatzënisë mblidhet më shumë ujë në organizëm, vie deri te enjtja e këmbëve. Në mbrëmje, sidomos nëse koha është e nxehtë ose nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në këmbë, uji mblidhet në pjesët e poshtme të këmbëve. Ju duhet që të:

- Evitoni të qëndroni në këmbë për një periudhë të gjatë;

- Veshni këpucë të rehatshme;

- Mbani këmbët lartë; përpiquni që të pushoni një orë në ditë me këmbët e ngritura më lartë se niveli i zemrës;

Bëni ushtrimet e këmbëve – kjo ju ndihmon.

Të uroj shatzëni të mbarë.

/komuniteti