Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas dy javësh dhe me shumë sasi

E nderuar dr, nje shoqe e imja eshte 24 vjec e pamartuar por ka problme me cikel i kane ardhe menjehere mbas dy jave dhe po e mbajne shume, dhe po ka gjakderdhje shume. Cka i preferoni asaj? ju pershendes shume.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lavdije

Është një çrregullim menstrual, i cili duhet të diagnostikohet nga mjeku gjinekolog me anë të ekzaminimit ekografik për të vlerësuar kavitetin uterin dhe gjendjen e vezoreve. Mjeku mund të rekomandojë edhe disa analiza të tjera specifike, për të plotësuar diagnozën dhe pas kësaj do të jatë trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti