Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjiri i fryrë dhe pak i fortë edhe mbas ikjes së ciklit

Pershendetje doktoreshe jam nje anetare e re e faqes suaj... ju pergezoj per punen qe beni... kam nje problem me gjinjte, i kam te fryre dhe te forte pak edhe pse menstruacionet me kane ikur... theksoj se nje jave a icik me shume para se tme vinin menstruacionet burri cdo dite e ka derdhur brenda spermen se duam te bejme nje bebe tjeter... dhe mbas ikjes se menstruacioneve ate gje po bejme... a ka mundesi qe prej kesaj te jete gjoksi i forte dhe i fryre apo ka ndonje problem tjeter?

Alketa Klajdi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alketa

Gjatë ciklit menstrual edhe gjiri i nënshtrohet disa ndryshimeve që çfaqen me fryrjen dhe forcimin e tij si shënja klinike. Pas menstruacioneve, rikthehet në gjëndjen e mëparshme. Nëse nuk ndodh kështu, mund të dyshohet për një çrregullim hormonal ose ndonjë problem tjetër patologjik i cili mund të konatatohet me anë të një vizite mjeksore.

Nuk është e thënë që për të filluar shtatzëni, duhet të bëhet seks çdo ditë dhe sperma të derdhet çdo ditë në vaginë. Ditët e mundshme për të filluar shtatzëni, kur cikli menstrual është prej 28-të ditësh, janë ditët e 14-16, ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale. Rekomandohet që dy-tre ditë përpara ditës së 14-të, të mos kryhen marrëdhënie seksuale me qëllim që numri i spermatozoideve të jetë i madh dhe fuqia/forca e tyre vitale të jetë maksimale.

Të uroj fat.

/komuniteti