Pse unë e kam barkun më të vogël se shtatzënat tjera?
Teuta Goca
(14 vite më parë)
Përshëndetje Teuta
Ecuria normale e shtatzënisë, nuk mund të vlerësohet me vlerësimin e pamjes së jashtme të shtatzënës. Kështu ndodh edhe me peshën fetale, megjithëse nuk është e thënë që te të gjitha shtatzënat ajo të jetë e njëjtë për moshën e shtatzënisë së krahasueshme. Ndodh që pesha fetale të jetë më e vogël se mesatarja, ashtu siç ndodh që ajo të jetë edhe më e madhe se mesatarja. E rëndësihsme është që zhvillimi dhe ecuria e shtatzënisë të jetë normale dhe treguesit vital të fetusit të jenë normal.
Uroj që edhe te ty shtatzënia të ketë ecuri normale dhe bebi të ketë zhvillimin dhe parametra normal. Në këtë kënd vështrimi, nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe une jam jave 32 te jam 23 vjeqare, kjo eshte shtatzania e pare, jam nga Shkupi deshta te pyes une 32 jave i kam bo nuk jam e madhe dmth barkun e kam shume te vogel dmth shoh gra te tjera shtatzene ata jane shume mbas meje dmth 17 jave 20 jave por jane shume me te medhaja se une, une kam pyete edhe gjinekologen time por deshta tju pyes edhe juve, faleminderit.