javë pas jave
Përshëndetje Aurora
Acidi folik rekomandohet të fillohet tre muaj para dhe të vazhdojë deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Nëse ndodh që të merret edhe pas javës së 12-të, nuk ka asnjë problem për tu shqetësuar. Është e rekomanduar marrja e suplementeve me vitamina dhe minerale gjatë shtatzënisë. Mirë është që këto të merren me rekomandimin e mjekut pas një vlerësimi që ai bën për sasinë e nevojshme shtesë të tyre, që shtatzëna ka nevojë të marrë kur nuk i kompenson me ushqimin që konsumon. Por në mënyrë taksative, shtatzënat duhet të marrin pas javës së 16-të e deri në 45 ditë pas lindjes, suplemetë të hekurit. Nëse ekzaminimet tregojnë për defiçite të mëdha të hekurit që zakonisht shoqërohen me anemi të theksuar, mjeku rekomandon marrjen e sasive më të mëdha të hekurit se sa afrojnë multivitaminat që e përmbajnë atë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe... pyetja ime eshte per perdorimin e acidit folik, a eshte i demshem per bebin nese vazhdojme ta marrim deri ne muajin e 7 te shtatzanise dhe pervec acidit folik, cfare vitaminash tjera duhet te marim? Ju flm per kohen qe ndan per ne. Cdo te mire.