Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dje kam pasur një abort spontan!

Pershendetje Dr. Moza, kam qene shtatzene 5 jave duke u bazu ne ciklin e kaluar dhe dje kam pasur nje abort spontan, dr.me tha qe ne miter nuk shihet asgje permes ultrazerit vetem permes beta HCG e kam konfirmu shtatzanine dhe me tha qe ndodh krejt fillimi ka qene edhe me pak se 5 jave, d.m.th nuk kam pasur ndonje pastrim vetem barna tash jam ka perdori cefalexin dhe methylergometrin. Desha te pyes pas sa kohe mund te mbes shtazene prap pasiqe shtatzania ime ka qene krejt ne fillim, dhe ka qene shtatzania ime e pare... jam e merzitur e brengosur per shtatzenine tjeter. Ju uroj nje dite te mbare... faleminderit per ndihmen tuaj qe na e ofroni. Gjithe te mirat!

Lea Ida (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Më vjen keq për atë që të ka ndodhur. Mirë është që shtatzëninë e rradhës ta kërkosh pas 6-të muajsh, kohë e cila do të shërbejë për kthimin e aparatit riprodhues në gjëndjen e mëparshme si dhe ti japë mundësi mjkeut për të gjetur shkakun e asaj që ka ndodhur.

Gjithë të mirat.

Enisa Teli (14 vite më parë)
Pershendetje,e njejta gje meka ndodhur edhe mua dhe kam provu per shtatzani te dyte pas 3 muajsh dhe mujin e 4 mbeta shtatzen . Te uroj gjith te mirat

/komuniteti