Testi i ovulimit
Mire Thaqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mire,
Mënyra më e lehtë për të llogaritur kur ovuloni, është të numëroni. Së pari, duhet të dini se në cilën ditë do të ju filloje cikli menstrual i ardhshëm. (Nëse keni cikël të çrregullt menstrual, kjo metodë nuk funksionon për ju.)
Që nga ajo ditë, numëroni 12 ditë pas dhe pastaj 4 të tjera. Ju keni të ngjarë të ovuloni gjatë këtyre 5 ditëve rresht. Nëse keni cikël menstrual prej 28 ditësh, keni shumë mundësi që të ovuloni në ditën e 14. (Dita e 1, është dita e parë e ciklit tuaj menstrual; Dita 28 është dita e fundit, para ditës 1 të ciklit tjetër menstrual.)
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Kam nje pyetje rreth testit te ovulimit si perdoret, ne cilat dite mund ta boj testin, ciklin e kom pas me 30 gusht dhe me 25 shtator. Ma shpjegoni ma gjeresisht rreth testit te ovulimit. Faleminderi shummmme.