Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti dhe shtatzënia pas abortit

Pershendetje Dr. Keta. Isha ne shtatzanine e pare dhe prisja bineq do te thote 2 bebe dhe deri ne 17 jave isha shume mire kisha kontrolla te rregullta dhe ne javen e 18 kisha dhimbje barku nuk mundesha te eci ose te pergadis nje kafe ose dicka. U konsultova me mjeken time me tha se eshte normale ju prisni dy bebe kejt normale po ajo nuk me kuptojke mua dhe pas nje jave prap kisha nje kontroll ne javen e 18 dhe me tha se ke nje infeksion te vogel dhe me tha se kishte harru te me jepte disa tableta Magnesium qe eshte dasht mi perdor gjate gjithe shtatzanise nga fillimi dhimbjet veq sa mu shtojshin dhe pas 4 dite tjera u shtrova urgjent ne spital se isha gati per te humb femijet dhe per dy dite ne sptal nuk kane mund me shpetu bebet prej infeksioni gjoja kisha dhe pastaj deri ne abort zemra e bebeve ka punu por une isha shume keq gjaku im kishte marr infeksion e tash desha ta di a ishte problemi te mjekja per hapat qe nuk me kishte udhezu mi marr apo cfare? dhe a mundem me mbet shtatzane dhe mos mu perserit kjo se une kam mbet shtatzane me stimulim pas 4 vite martese problem kisha me hormone, ju faleminderit nese gjeni nje pergjigjje.

Nafa Baj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nafije

Më vjen keq për atë që të ka ndodhur. Reziku për abort, është më i lartë te shtatzënitë binjake (të shumëfishta) se sa tek shtatzënitë më një bebe. Shkaqet e aborteve janë të shumta e midis tyre kategorizohen edhe infeksionet pasi ato prishin ecurinë e shtatzënisë.

Tani ti Nafije, ke nevojë të trajtosh me rigorozitet infeksionin e konstatuar si dhe problemet e tjera të mundhshme në shëndetin riprodhues të cilat mund të jenë të pranishme dhe kanë prishur ecurinë e shtatzënisë. Të rekomandoj që situatën ta kontrollosh me durim dhe optimizëm dhe pas 6-të muaj, të kërkosh për shtatzëni të re e cila do të shkojë mirë deri në fund të saj.

Gjithë të mirat.

Nafa Baj (14 vite më parë)
Faleminderit shumm per ndihmen tuaj jeni shum e nderuar ju uroj gjitha te mirat

/komuniteti