Koagulimi i gjakut dhe pasojat në shtatzëni
Dallendyshe M.
(14 vite më parë)
Përshëndetje Deliza
Kjo sasi gjaku që ndodhet në vendin ku placenta aderohet me murin uterin, quhet hematoma retroplacentare dhe tregon për një rrezik aborti. Me regjim shtrati dhe me trajtim medikamentoz, gjaku i grumbulluar absorbohet (përthithet) ose del jashtë në trajtën e gjakrjedhjes. Në këtë mënyrë kalon rreziku për abort. Nëse kjo hematomë vjen duke u zmadhuar dhe nuk determinohet, atëherë edhe mund të ndodhë abort. Vlerësimi i saj bëhet me ekografi çdo javë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. jam nje nene e nje vajze 5 vjecare para nje viti kisha nje abort me rezultat histopatologjik si Missed abortion, tani pas nje viti aborti jam shtatzene kam 10 jave, femiu eshte mire ka reagim te zemres mirepo tani u ka cfaq nje tjeter problem me thuan se rreth vendit te femiut kam koagulim gjaku dhe me ben nje analize ne transfuziologji e cila quhej d/dimeri dhene rezultat me shkruajne qe sistemi hemostatik eshte ne regull, ju lutem me tregoni se cfare eshte ky koagulim dhe cfare pasojash mund te ben gjate shtatzanise? Ju faleminderit.