Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtrëngime rreth kërthizës

Pershendetje doktoreshe. Na falni per pyetjet e here pas hershe qe ju bejme por ju na ndihmoni shume me pergjigjet tuaja. Jam ne javen e 27-te ,dje kam pasur si shtrengime 3-4 here rreth kerthizes, dhe si terheqje lekure ne te gjithe barkun dhe dicka tjeter, kur leviz bebi ndjej pak dhimbje. A jane normale keto? ju falenderoj.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suzana,

Tek gratë shtatzëna sidomos pas muajit të pestë, fillojnë të ndodhin ndryshime në lëkurën e barkut. Ajo tendoset dhe në të formohen të çara, të cilat me rritjen e moshës së shtatzënisë bëhen më të theksuara në bark dhe rrëzë kofshëve. Si në rastin tuaj, lëkura e barkut humbet elasticitetin. Nga kjo gjëndje zona e umbelikusit (kërthizës), krijon një dhimbje të lehtë.

Nëse ju bezdis kjo gjëndje, drejtohuni tek mjeku dermatolog i cili do t’ju japë trajtimin e duhur.

Me shumë dëshirë, uroj ta kaloni sa më lehtë problemin që keni.

(14 vite më parë)
Ju falenderoj shume.

/komuniteti