Dhimbje barku dhe shpine
Shoota Abazi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Shota
Nëse mendon që mund të jetë shtatzënë, motra duhet të presë datën e menstruacioneve të ardhëshme dhe një javë më pas, të bëjë testin e shtatzënë. Nëse testi rezulton negative, atëherë ajo duhet të drejtohet te mjeku gjinekolog i cili me ekzaminime do të gjejë shkakun e ankesave dhe do të japë rekomandimet e nevojshme për trajtimin e tyre.
Gjithë të mirat.
Pershendje doktoreshe. Desha ta bej nje pyetje per motren time se ajo nuk mund te kyqet, eshte e martuar qe 1 vit femi nuk ka mirepo ka dhimbje ne fund te barkut dhe shpines por me shume nga ana e djathte e shpines, barkut dhe kembes nganjehere dhe eshte e lodhur mund te them e sterlodhur nganjehere thote qe mbushet fryme sa do pak qe e ben nje pune te vogel dhe nganjehere trubullime ne lukth ciklin e fundit e ka pas me 10.09 qe nje jave e ka kete dhimbje, a mund te jete shtatzane apo ku mund te jete shkaku te lutem pres pergjigjen tende e cila do ta ndihmoj shume, te pershendes shummme.