Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problemi me sekrecione të bardha

Pershendetje doktoreshe, une jam e shqetesuar rreth problemit te sekrecioneve te bardha, analize nuk mund te bej, nje farmaciste me tha qe duhet te perdor flagyl, ovule vaginale per 7 dite, une dhimbje nuk kam, vetem kam shume sekrecione, rralle ndonjehere i kam me ere te keqe, a ti marr ato ilaqet qe me rekomandoi farmacistja apo mund te me rekomandosh ti dicka me te mire? Te falenderoj nga zemra.

Ervina Sheta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ervina

Nuk është zgjidhje e mirë, marrja e mjekimit pa ditur shkakun e infeksionit dhe pa ditur se cili është mjekimi më i përshtatshëm kundër tij. Këtë e tregon analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale, të cilat ti rekomandoj ti bësh para se të marësh trajtimin pranë një mjeku obstetër-gjinekolog ose një laboratori të specializuar.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti