Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Therrje në zemër

Pershendetje, jam ne javen e 21 te shtatzënisë deri tash nuk kam pas asnje problem, mbreme vone kam pas therrje edhe dhimbje ne zemer, ne krahin e majte ishte e pamundur me fjete prej dhimbjes ajo zgjati per afer gjysem ore, asnjehere nuk kam pas asnje problem me zemer e as problem te mëdhaja shendetsore. Shpresoj qe do gjeni pak kohe per pergjegjejs se jam e shqetesuar mos po krijon ndonje problem per beben? Faleminderit per mirekuptim.

Lira Xh (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lira

Për shqetësimin, duhet të konsultohesh me një mjek kardiolog i cili do të japë rekomandimet e nevojshme. Edhe pse nuk ke patur ndonjëherë shqetësime në zemër, në disa raste shtatzënia është faktor rreziku që disa sëmundje të evidentohen. Pozicionin gjatë natës apo kur qëndron shtrirë, nëse nuk është e mundur të qëndrosh anash majtas, mund të qëndrosh në atë pozicion që ti e ndjen veten sa më mirë/komod.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti