Kam dhimbje barku dhe mesi të shpinës
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Besarta
Dhimbjet në fund të barkut dhe të mesit gjatë shtatzënisë nuk konsiderohen normale. Drejtohu te mjeku gjinekolog për të bërë ekzaminim të qafës së mitrës me ekografi që shërben për të vlerësuar gjatësinë e saj duke përjashtuar një rezik lindje para kohe. Në lidhje me lëvizjet e bebit në këtë moshë të shtatzënisë është normale të jenë më të shpeshta. Numëroji ato dhe tregoja mjekut tënd për të bërë vlerësim të vitalitetit te bebit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje e e nderuar jam ne javen e 28 te shtatezanise deri me tani gjithqka ishte ne rregull me mua, nuk kam pasur asnje problemi deri me tani por tani me duket disi me ndryshe me jane shfaqur disa dhimbje ne fund te barkut dhe shpines, po ashtu edhe levizjet e bebit jane shume te forta dhe te shpeshta nganjehere mund ndodh edhe gjumi me del nga levizjet e bebit deshiroj te informohem mos ndoshta dicka nuk shkon mire? Faleminderit per mirekuptim.