Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të vjellat e shumta në shtatzëni

Pershendetje jam 20 vjecare eshte shtatzenia ime e pare, jam ne javen e 9 por kam shume te vjellura disa dite vjelli deri 7 here ne dite dmth cka kam i nxjeri normal nuk ndjehem mire por a ka deme edhe bebi sepse duhet te ushqehet edhe ai? Falimenderit.

Fijona Jona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fijona,

Të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzanisë nuk dihet mirë përse shkaktohen, por mendohet se janë pasojë e mungesës së vitaminës B në gjak, ndryshimeve hormonale apo ndryshimit të presionit të gjakut.

Ndodhin më shpesh në shtatzëninë e parëe dhe në tremujorin e parë, por kjo nuk do të thotë që nuk shfaqen në shtatzënitë e tjera. Fillojnë herët në mëngjes, kur stomaku është bosh, por mund të shfaqen edhe në orë të tjera të ditës. Zakonisht zhduken mbas muajit të tretë të shtatzënisë.

Nëqoftëse të vjellat do të vazhdojnë mbas muajit të tretë të shtatzënisë, duhet kërkuar për një sëmundje tjetër, si për shembull në stomak, apo fillimin e pre-eklampsisë (sëmundja e tensionit të lartë të shtatzënisë).

Ndonjëherë të vjellat janë aq të shpeshta saqë shtatzënat mund të bobsohen tej mase dhe të humbasin lëngje. Në këto raste duhet të drejtohen tek mjeku specialist gjinekolog.

Këshillohet ndryshim i dietës, ushqyerje e shpeshtë dhe në sasi të pakta, përdorimi i bukës së thekur, kufizimi i ushqimeve me shumë yndyrë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti