Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e periodave

Pershendetje doktoreshe, desha me be disa pyetje qe me shqetesojne periodat e fundit i kam pas me 20 gusht dhe i kam pasur cdohere ne rregull dhe tash ne shtator duheshte te me vijne me 23 (shtator) pra tre dite pas dates qe i kam pasur ne gusht dmth i kam cdohere ashtu nuk me vijne asnjehere perpara dates qe i kam pas ose te kalojne me shume se tre dite prej dates qe i kam pas. Une me 5 shtator jam operu prej gureve ne temth dhe desha me pyet a ndikon anestezioni lokal tek periodat dhe desha te tregoj qe pasi une e kalova daten qe duheshte te me vijne dhe more nje test dhe me 26 e bera testin dhe me doli negativ dmth nuk jam shtatzene mire po une 25 e deri me sot 4 tetor kam dhimbje gjoksi por periodat nuk i kam, ju lutem me jepni nje pergjigje se nuk e di cka te bej nuk e di a jam shtatzane ose kam ndonje crregullim prej operacionit?> Faleminderit per mirekuptimin ju lutem me ketheni pergjigje. Ju pershendes nga zemra.

Nertila Ziba (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nertila

Edhe ndodh që testi shtëpiak për shtatzëni, të jap rezultat fals. Prandaj të rekomandoj të bësh një beta HCG ose një ekzmanim ekografik vaginal në fund të javë së dytë nga dita e pritshme e menstruacioneve të rradhës.

Të uroj fat.

Lule E Bukur (14 vite më parë)
Nertila qfar simptoma kishe prej gurve ne temth te lutem me trego te pershendes

/komuniteti