Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua të kem një bebe!

Pershendetje. Jam 23 vjecare jam e fejuar dhe bashkejetoj me te fejuarin qe 5 vite po nuk kam arritur te mbes shtatzene edhe pse asnjehere nuk kam perdorur kontraceptive apo kondom? Para dy dite kam pasur ovulimin dhe tani po pres, menstruacionet i kam te rregullta por frigohem mos ka ndonje efekt qe kam pasur marredhenje te gjate pa pasur femije, dhe a ndikon sperma nese kryen marredhenje cdo dite. Ju faleminderit per kohen tuaj.

Gresa R (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aserga

Koha e gjatë e kryerjes së marrëdhënieve seksuale, nuk ndikon në infertilitet. Edhe marrëdhënia seksuale e përditshme, me derdhje të spermës, nuk është faktor thelbësor, Megjithatë këshillohet që kur çifti ka vendosur dhe tenton për shtatzëni, të krye marrëdhënie seksuale ditët e ovulacionit dhe dy-tre ditë përpara të kenë qënë në qetësi seksuale.

Ju uroj fat.

/komuniteti