A e parandalon urinimi shtatzëninë?
Granit Desipojci
(14 vite më parë)
Përshëndetje Granit
Nga ana anatomike, nuk lidhen rrugët e urinimit femëror me vaginën dhe sasinë e spermës së derdhur gjatë aktit seksual. Prandaj nuk është e vërtetë, që pas urinimit të largohet sperma si dhe mundësia për fillimin e shtatzënisë. Për të filluar një shtatzëni, mjafton edhe vetëm një spermatozoid që të jetë i fuqishëm/vital dhe të arijë deri në vezë nëse ajo është në qarkullim.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Kam ndegjuar qe pas aktit seksual, nese mashkulli ka ejakuluar brenda, dhe brenda 30 min nese femra urinon ky urinim do ta largoj spermen dhe do ta pamundesoj ngeljen shtatzane, deshta ta di a eshte e vertete. Gjithashtu deshta te dije sa sasi e spermes nevojitet qe femra te ngelet shtatzene, a eshte e mjaftueshme sasia spermes kur kryhet akti seksual per here te dyte, qe te ngelet femra shtatzane?