Reth lindjes normale
Enisa Teli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Enisa
Nuk jam aspak dakort ke kërkesën tënde. Bashkëshorti të ketë udhë të mbarë dhe u ktheftë shëndosh nga udhëtimi i tij, por nuk të rekomandoj të bësh asnjë përpjekje për të avancuar lindjen e bebit. Organizmi i nënën me anë të hormoneve, bën të mundur lindjen e fëmijës në kohën e duhur dhe të përshtatshme. Lereni ketë proçes në dorë të jetës.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje Dr. Desha te dije a me lejohet disa dite mbasi te hy ne javen e 37 me ngren hurma-ananas dhe ushqime si keto sepse kam ndegjuar se ta shpejtojne lindjen e mua me duhet te kem lindur deri ne fillim te javes se 38 sepse jetoj vet me burrin dhe sa ti bej 38 jave burri duhet me udhetu diku per 4_5 dit dmth a me lejohen dhimbjet artificiale ose me epi nje lloj caji qe zihet hurma dhe druri i cimetit pihet dhe ndikon qe te celesh per lindje. Me falni se e zgjata po me duhet shume ta dije se jam ne hall mos ndoshta me bjen me lind mu javen qe nuk e kam burrin e ska kush me con ne spital sepse jam ne shtet te huaj.