Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kolli në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 29-te, por jam ftohur dhe kam kollitje te vazhdueshme cfare me sugjeroni te perdore dhe sa eshte e rrezikshme per femijen kollitja ime? Gjithe te mirat.

Dona M. (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona,

Nuk është mirë që gruaja shtatzënë të jetë me kollë gjatë shtatzënisë, për shkak të shtrëngesave që shkakton ajo në bark. Kolla në një farë mënyre, shton presën abdominale (rrit presionin dhe sforcimet e barkut).

Kolla në shtatzëni, mund të dominohet me çajra bimorë.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti