A kam cistë apo jam shtatzënë?
Eda Odesa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eda
Me sa më tregon, të rekomandoj të bësh testin e shtatzënisë si dhe një ekzaminim ekografik me sondë vaginale. Nëse këto ekzaminime nuk vërtetojnë praninë e shtatzënisë, mjeku duhet të këshillojë të bësh disa analiza specifike për të gjetur shkakun e çrregullimit dhe për ta trajtuar atë.
Të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe. Jam e martuar, ka dy muaj qe provoj te ngel shtatzane. Me date 21 shtator kam pas kohen e ciklit, kane qene vetem dy dite dhe jo menstracione normale, kan qene shume ngjyre e hapur dhe shume pak. Ka nje jave qe kam marra mendje, me vjen per te vjell, kam dhimbje poshte ne kurriz dhe e ndjej barkun si te fryr. A mund te me keshilloni se cfar duhet te beje? Ju pergezoj per punen qe beni.