Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tubat e fallopit

Pershendetje dr. Mimoza. Doja te dija se a ka simptoma qe tregojne se tubat e fallopit jane te mbyllur? A eshte procedure e veshtire per zhbllokimin e tyre dhe a eshte shume e kushtueshme? ju flm per kohen tuaj.

A M (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adisa,

Për të vlerësuar nëse tubat janë të zënë ose jo, bëhet ekzaminimi i histerosalpingografisë. Nëqoftëse tubat figurojnë të mbyllur, mundësia për operacion plastik të tubave ekziston. Ka një sërë shkaqesh që bllokohen tubat e fallopit. Midis tyre shkaku më i shpeshtë janë infeksionet gjenitale si dhe mos trajtimi korrekt i tyre çon në mbylljen e tubave.

Gjithë të mirat.

Zarina (14 vite më parë)
Pershendetje dr.Mimoza Persa i perket tubave te fallopit,nqs ato rezultojne se jane te mbyllur ,a perben problem problem operacioni? Gjithe te mirat

/komuniteti