Acidi folik
Eda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Eda.
Në këshillimin parakoncepsional, është rekomanduar që konsumi i acidit folik të filloj disa muaj përpara fillimit të shtatzënisë dhe të vazhdoj deri në javën e 12-të të saj. Tashmë përdorimi i tij nuk do të ketë efektin për të cilin përdoret.
Për më tepër njohuri, lexo linkun:
http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/acidi-folik
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, ju falenderoj shume per pergjigjet tuaja. Une menstruacionet e fundit i kam pas me 16 shtator 2010 dmth kam hyre ne javen e 34 por jam brengosur sepse gjinekologja asnjehere nuk me ka thene me perdore acid folik e une lexova ne int qe eshte shume i nevojshem per bebin. Cili eshte mendimi juaj doktoreshe, a ben me marre? Ndoshta nuk me ka dhene sepse e ka ditur se une nuk kam pas problem asnjehere me ushqimin kam apetit gjate shtatzanise dhe nuk ka qene i nevojshem?!