Cikli pas lindjes
Mira Shabani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mirjeta
Për tëe vlerësuar mungesën e menstruacioneve, si hap të parë bëj një test shtatzënie. nëse kjo nuk është e pranishme, me ekzaminim ekografik, mjeku do të vlerësoj gjëndjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve dhe do të japë rekomandimet e nevojshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe e nderuar, kam lindur qe 4 muaj edhe 2 muaj e kam pas vajzen ne gji nuk kam pas menstruacione, mbasi mu nda vajza nga gjiri pata nje here dmth me 30 gusht kam pasur menstruacionet te fundit, tash kete muaj ende nuk kam, shenjat per ardhje te menstracioneve i kam mirepo ende asgje... mos ndoshta eshte ndonje crregullim? si mendoni juve a eshte normale... sa per marredhenje kam pasur por me shume kujdes nuk dyshoj ne shtatzani... ju cka mendoni? pres me padurim pergjegjen tuaj..respekte.