Nuk ngel shtatzënë!
Eni 89
(14 vite më parë)
Përshëndetje,
Nëse mjeku ka vlerësuar se çdo gjë është normale në sistemin tënd riprodhues (edhe në atë të bashkëshortit) dhe shtatzënia nuk vjen, të rekomandoj që të rifillosh kontrollet mjeksore në një klinikë të nivelit më të lartë.
Dhimbjet në fund të barkut para mestruacioneve mund të dominohen me spazmolitikë të cilët duhet ti rekomandojë mjeku. Për të gjetur shkakun e mpirjes së këmbës, konsultohu me një mjek neurolog.
Të uroj fat.
Pershendetje, uroj te jeni mire me shendet. Kam me shume se nje vit qe provoj te mbes shtatezane por deri me tashi asgje, kam bere vizita tek nje gjineolog dhe gjithcka eshte ne rregull, nuk di se ku te drejtohem me cfsre te beje. cdo muaj para ardhjes se cikli kam dhimbje te forta te fundit te barkut por kete muaj kame e dhe kemben e djethte te mpire, cikli do edhe nje jave te me vij,bera nje test sot per rezultoi negativ mendova mos mpirja e kembes ka te beje me shtatezani. Faleminderit.