Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ndikojnë gjëndrrat tiroide në shtatzëni?

Pershendetje, jam ne javet e para te shtatzanise dhe mu ka lajmeru gjendrra tiroide Thyroiditis, terapi per gjendrra tiroide nuk guxoi ti perdori, ndjej plogeshti te madhe, doktoresha per gjendrra me ka keshillu me pi Aspirin+vitamin c, diku ne portale lexova qe aspirini nuk ndikon mire ne shtatzani, a me lejohet te pi? Dhe a mundet me ndiku semundja e gjendrrave ne abort?

Nela C (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Venera,

Konsultimin mbi funksionimin e gjëndrës tiroide si dhe trajtimin gjatë shtatzënisë e jep mjeku endokrinolog. Prandaj të rekomandoj të kontaktosh endokrinologun, sepse në raste të tilla konsulta midis tij dhe obstetrit është e domosdoshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti