Pse nuk mbetem shtatzënë as me përdorimin e clomid-it?
Arisa Hysa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arisa
Nëse të gjitha parametrat sit ë ty edhe te bashkëshorti rezultojnë brenda normave dhe nga trajtimi me klomid folikuli është rritur, nuk ka arsye përse shtatzënia të mos vijë. Me pak më shumë durim dhe duke larguar stresin që të ka kapur, rezultati mund të vijë shpejt. Për ndryshe, kontrollet dhe vlerësimet mjeksore duhet ti përsëritësh nga e para, ndofta në një klinikë të nivelit më të lartë.
Të uroj fat.
Pershendetje e nderuara Znj Keta! Prej gati 2 vjetesh po pres te mbetem shtatzane por pa sukses. Kemi bere te gjitha analizat (edhe spermogramen) dhe me kane dale shume mire perfshire dhe isteroskopia, prej 3 muajsh mjeku me ka keshilluar clomid nga dita 5\9 2 tableta ne dite. Analizat e progresteronit qe kam bere cdo 21 dite te ciklit me kane dale shume mire sipas mjekut, muajin e 2 analiza doli 27.89. Jam shume e brengosur pasi nuk po mundem te mbes shtatzane as me clomid. Perse nuk po mbetem shtatzane? Ju flm per kohen qe me kushtuar. Gjithe te mirat.