Vitaminat gjatë shtatzënisë
Ana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ana.
Në veçanti gjatë shtatzënisë, gruaja duhet të konsumojë sasi dhe cilësi ushqimore më të rritur. I rëndësishëm është konsumi i kriprave minerale, vitaminave dhe folateve. Ato ndihmojnë për ecuri normale të shtatzënisë si dhe mirërritjen e fetusit pasi ka shumë nevojë për to.
Për të përmirësuar rregjimin ushqimor gjatë shtatzënisë, të rekomandoj të lexosh artikujt e ndryshëm mbi ushqimin në rubrikën shtatzënia në këtë portal.
Të uroj mbarësi gjatë shtatzënisë.
Pershendetje! Jam ne javen e 14 te shtatzenise. Kjo eshte shtatzenia ime e pare, prandaj kerkoj te informohem pak me shume, mgjs jam e lidhur me nje gjinekologe. Une kam pire acid folik vetem tre jave, pasi e mora vesh qe isha shtatzene dmth isha rreth 4 javeshe. Pas atyre dhe deri tani nuk me ka rekomanduar asnje ilaç tjeter. Kam degjuar qe duhet te perdor vitamina, hekur, kalcium. Mund te me shpjegoni dicka me shume? Mund ti marre vet? Analizat deri me tani kane dale mire. Ju falenderoj nga zemra...