Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse nuk po ngelem shtatzënë?

E nderuara znj. doktoreshe, para 6 muajve kam pas nje abortim, deshira ime e madhe eshte te mbetem shtatzene mirepo kjo spo ndodhe, a ka te bej kjo mos shtatzeni me abortimin e mehershem. Ciklin menstrual e kam normal cdo muaj edhe kam shume pak gjakderdhje. Me respekt, Yllza.

Yllza (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Yllza.

Pas një aborti, është mirë që të gjendet shkaku i cili duke u trajtuar shmang përsëritjen e mundshme të ndodhisë.

Në këtë situatë, si rekomandime bazë të sygjeroj; të vlerësosh dozimin hormonal për të gjetur shkakun e sasisë së pakët të gjakrrjedhjes si dhe të kryhesh ekzaminimin histerosalpingografi (HSG) për të vlerësuar kalueshmërinë e tubave. Nëse ekzaminimet dalin mirë, mjeku duhet të kontrolloj edhe për të eleminuar shkaqet e tjera të mundshme pa lënë pas dore edhe spermogramën e bashkëshortit.

Nuk duhet harrosh që mundësia më e madhe e mbetjes shtatzënë, është që ejakulacioni të ndodhë në ditën e 14-të të cilit menstrual nëse kohëzgjatja e tij është mesatarisht 28-të ditëshe. Ejakulacioni duhet të kryhet pas një pauzë të raportit seksual prej disa ditësh, e rekomanduar është 3-4 ditë. Kjo është kohë e mjaftueshme që spermatozoidët të piqen, të forcohen dhe të jenë të shumtë në numër. Mirë është që pas ejakulacionit, gruaja të qëndroj shtrirë deri në 15-20 minuta.

Sinqerisht uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë.

Mira Hysa (13 vite më parë)
Pershendetje Ergesa, Desha tju pyesja si ju kane shkuar gjerat pas ketij aborti se dhe mua sapo me ka ndodhur e njejta gje dhe nuk me dhane mjekim se thone qe pastrohet vete?
Ergesta (15 vite më parë)
E nderuar une kam pas nje abort, ka qene shtatzani jashte mitres po nuk kam pas nevoje per nderhyrje pasi ka qene abort spontan, e kam perserit beta HCG ne fillim ka qene 200 dhe me ra ne 0.5 qe eshte ne rregull, por mjeket me kane rekomanduar te mos perdori asgje pasi qe jam pastruar vet, nuk kam perdore barna. Te lutem me jepni edhe mendimin tuaj. Me shume respekt, Ergesta.

/komuniteti