Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta poshtë!

E nderuar dr. Moza jeni e mrekullueshme dhe flm shume per ato keshilla i kam lexu shume me vemendje por tashti dua me te pyete dicka. Kunata ime eshte shtatzane ne muajin e 9... shtatzanina e 4 dhe placenten e ka shume poshte... po ka gjakderdhje... cka i preferoni asaj sepse ajo nuk po deshiron njehere me hy ne operacion por me pas lindje normale? Cfare e keshilloni ju ate? flm shume.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lavdije,

Vendosja e placentës në segmentin më të ulët të mitrës, quhet placenta previa. Placenta e vëzhguar në ekografi, është vendosur poshtë pjesës paraqitëse të fetusit. Ajo mund të provokojë hemorragji të menjëherëshme, pa dhëmbje kryesisht në tremujorin e tretë të shtaztënisë. Meqë mjeku ka konstatuar që placenta është e vendosur poshtë, rregjimi i shtratit është i rekomanduar dhe mjeku është ai i cili përcakton mënyrën e lindjes në këtë rast. Prandaj kunata duhet të jetë në mbikqyrje të vazhdueshme.

I uroj shtatzëni të mbarë gjer në term.

(14 vite më parë)
Flm shum jeni shumm e mire.

/komuniteti