Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ecuria e peshës fetale

Pershendetje doktoreshe jam ne javen e 33 dhe isha sot te doktori, me tha se beba nuk eshte zhvilluar sa duhet qe nga muaji i kaluar peshon 1 kg e 840 gr me tha te shtrihem ne spital per ta percjellur gjendjen per 2 jave, qka mendoni a eshte ndonje rrezik mbasi qe analiza e hemogramit dhe urines me kane dale mire, ju lutem ta ma ktheni pergjigjen, ju pershendes perzemersisht nga Venera.

Venera (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Venera.

Mesatarisht pesha fetale në javën e 33-të, duhet të jetë afro 2000 gram. Kjo nuk do të thotë se fëmija yt është nën peshë, sepse varet edhe nga pesha trupore e nënës dhe faktor të tjerë.

Megjithëse analiza e urinës dhe e gjakut kanë dalë mirë, mjeku mund të ketë arsye të tjera që e kanë shtyrë të marrë vendimin për shtrim në spital. Këtë nuk e di, ndaj nuk di si të them. E rëndësishme është që ecuria e shtatzënisë të shkojë mirë, dhe zhvillimi i fetusit të jetë normal.

Të uroj shtatzëni normale.

/komuniteti