Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth qafës së mitrës

Pershendetje doktoreshe e nderuar, une jam ne javen 22, qafa e mitres te hanen ka qene 27 mm mjeku me rekomandoj regjim shtrati dhe tableta magn b6 2x1 dhe spasfon-lyoc sa here te kem shtypje poshte te bebit po ashtu kur te jem ne kembe nje si pojas apo rryp diqka keshtu kur vizita tjeter mbas 3 dite qafa e mitres eshte ma 29 por me tha qe nese kam shtytje te bebit poshte urgjent me u lajmeru te lutem me ndihmo mu ka bo fiksim spo e dalloj si po leviz beba poshte po mendoj a eshte shtytje apo levizje dhe gjate gjithe dites mendoj keshtu jo shtytje jo levizje mendimi jujaj me kish lehtesuar shume kete ankth dhe stres qe kam, ju faleminderit.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bleona

Sipas asaj që tregon, mund të jesh para rrezikut për lindje para kohe. Lëvizjet e bebit nuk kanë lidhje me këtë rrezik. Duhet të drejtohesh te mjeku obstetër-gjinekolog nëse ke dhimbje të herë pas herëshme në fund të barkut të shoqëruara këto me dhimbje mezi. Të rekomandoj të vazhdosh trajtimin e rekomanduar dhe të qëndrosh rregjim shtrirë sa më shumë të jetë e mundur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti