Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime për infeksione

Pershendetje e nderuar Dr. Keta, flm shume per kontributin tuaj, une jam me se e shqetesuar ngase kohe pas kohe me rikthehen disa infeksione te vogla por qe mua me shqetesojne jashte mase, konkretisht desha te ju pyes, nje gjinekolog me ka rekomanduar qe te perdor raki rrushi te forte te nxehe ate te avullohem te vagina pastaj te bej nje pecete dhe ta mbaj tere naten, me shpresen qe te gjitha infeksionet do zhduken, cfare me thoni ju a eshte dicka e demshme per mua ngase nje dite e kam bere, flm shume pres sa me shpejte pergjigjen tuaj.

Nora (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora.

Unë jam mjeke-obstetre gjinekologu prej 33 vjetësh. Sinqerisht nuk e di dhe nuk e njoh praktikën që të është rekomanduar, për të trajtuar infeksionet vaginale apo të traktit urinar. Unë di se këto infeksione diagnostikohen me analiza dhe ekzaminime mjeksore dhe mjekohen me medikamente mjeksore, të cilat janë të aprovuara nga institute dhe organizma shëndetësore të rëndësishme botërore për përdorimin dhe efektivitetin e tyre.

Nora, trajto infeksionet sepse nga mos trajtimi, pasojat mund të jenë të pa riparueshme.

/komuniteti