Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth diane 35 dhe ciklit

Pershendetje e nderuar dr. Mimoza. Pas nje vizite te gjinekologu me rezultuan vezore mikropolicistike, mjeku me rekomandoi diane 35 mirepo une e perfundova nje pakete dmth 21 tableta por sot eshte dita e peste qe e kam perfunduar dhe akoma nuk me ka ardhe cikli dhe gjoksin e kam shume te forte dhe te ndjeshem prej afro nje jave. A eshte normale qe nuk me ka ardhe cikli akoma, cfare me keshilloni ju lutem? Te uroj gjithe te mirat.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mevita

Nëse tabletat i ke përdorur sipas rregullit të përcaktuar nga mjeku, të rekomandoj të presësh pasi nuk ka arsye që menstruacionet të mos vijnë. Nëse ato të vonohen edhe një javë, bëj një ekografi për të vlerësuar kavitetin uterin. Mos e fillo paketën tjetër pa të ardhur menstruacionet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti