Rrahjet fetale
Makfire
(15 vite më parë)
Përshëndetje Makfire.
Nëse data 24.02.2011 është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit të menstruacioneve, shtatzënia ndodhet në javën e 10-të plus 3 ditë. Këtë javë ose tjetrën, mjeku do ti ndjejë rrahjet fetale më ekografi, dhe ti do kesh mundësi ta shikosh në monitor.
Makfire, në ato që shkruan, ndjej se je disi e emocionuar dhe e tensionuar. Të këshilloj të jesh e qetë dhe e përmbajtur. Shtatzënia zhvillohet ngadalë dhe bëhet më e sigurtë kur nëna i pret dhe përjeton me qetësi të gjitha fazat e saj. Ke bërë mirë që trajtohesh me medikamentet që përshkruan, dhe të rekomandoj që kontaktet me mjekun gjinekolog, t’i zhvillosh më shpesh se sa rekomandohet për shtatzënat me moshë të re.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuar doktoreshe. Jam 43 vjecare, eshte shtatzenia ime e pare ne menyre normale, menstruacionet e fundit i kam pas me 24.02.2011 (dita e pare), a mund te me tregoni sa jave i kam, isha sot te mjeku me tha se ende nuk i ndegjohet bebit zemra-ska aksion, deshta me dite a eshte normale per kete moshe te shtatzenise dhe prej ciles jave deri ne cilen jave eshte normale me fillue aksioni i bebes se jam shume ne merak mos po me ndodhe dicka pasi zemra ende spo i rreh bebit tim. Jam duke perdorur Utrogestan dhe folan qe dy jave. Faleminderit per pergjegje dhe mirekuptim. Me respekt, Makfirja.