Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Streset gjatë shtatzënisë

E nderuar doktoreshe, jam pak e shqetesuar per bebin pasi kam frike se mos i ka bere keq, une jam ne javen e 35 gati po per shkaqe pa arsye bera llafe me bashkeshortin po ngritem cik zerat qe te dy dhe tipi im eshte qe e vras shume mendjen dhe qaj shume kam frike mos femijes i ben keq kur mendoj bebin qaj akoma me shume flm?

Ari (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ari.

Është e rekomanduar që gjatë shtatzënisë, gruaja të jetë e qetë dhe asnjëherë të mos shqetësohet apo stresohet për çfarë do lloj problemi qoftë edhe në marrëdhëniet bashkshortore.

Megjithatë unë mendoj, se emocioni i referuar nuk ka lënë pasoja tek fetusi. Meqënëse po i afrohesh javë së 36-të, kujdesu më shumë për veten dhe bebin pasi koha e termit po afron. Hidhi tutje qarjet dhe vetëm qesh dhe gëzoju fëmijës tënd.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti