javë pas jave
Përshëndetje Pulie.
Shkurtimisht do mundohem të jap disa të dhëna; - gjatë abortit, mund të ndodhin gjakderdhje, dëmtim të qafës së mitrës, dëmtim të mitrës, - problemet shëndetsore mund të paraqiten 2 javësh pas abortit, se sa gjatë proçedurës, - një nga 10 gra, merr një infeksion gjatë proçedurës së abortit, - marrja e antibiotikëve gjatë kohës së abortit, zvogëlon mundësinë për infeksion, - mos trajtimi me kohë bën që të ekzistoj rreziku i paraqitjes së infeksioneve, veçanërisht sëmundjeve inflamatore pelvike, - 1 në 100 gra nuk pastrohen tërësisht gjatë abortit, prandaj mitra e tyre ka ende përmbajtje dhe ajo duhet të trajtohet përsëri.
Problemi i mësipërm, duhet kuptuar drejtë. Nëse gjatë dhe pas abortit nuk janë paraqitur probleme, ekziston mundësia që në të ardhmen shtatzënia të jetë normale. Por aborti dhe lindja parakohe, është e mundur të ndodhë me mundësi më të mëdha se sa tek gratë të cilat nuk kanë kryer abortuar. Fertiliteti/lindshmëria e gruas që ka kryer abort, mund të jetë dëmtuar, nëse për shkakt të abortit kanë fituar sëmundjet inflamatore pelvike, apo i janë shkaktuar dëmtime të mitrës.


Neqoftese bejme nje pastrim (abort) nje mujorsh per here te pare a ndikon kjo ne lindjen e femijeve te tjere neqoftese ndikon cfare pasojash mund te kete femija qe do te lind apo nuk ka ndonje problem per tu shqetesuar?